Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Forcim bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat

16:45 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 03 at 16.36.08
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka pasur takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të politikës në Abu Dabi.

Balluku është pritur në një takim nga Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku diskutuan mbi marrëdhëniet e miqësisë dhe perspektivat për bashkëpunim bilateral në fusha të ndryshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve Zëvendëskryeministrja thotë se janë disa sektorë ku ekziston vullneti nga të dyja vendet për të thelluar më tej bashkëpunimin, teksa thekson se gjatë takimi është diskutuar mbi projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin.

“Diskutuam mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare. Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COP 28. EBA është një vend partner që na ka mbështetur në vijimësi. Më tej kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin”, shkruan Balluku teksa bën të ditur se në muajt në vijim do të bëhen publike edhe vendimet e marra gjatë kësaj vizite.

Ndërkohë, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara, sa i takon takimit të Ballukut me Sheikh Abdullah citohet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet mbi disa çështje të interesit të përbashkët.

“Shkëlqesia Sheikh Abdullah mirëpriti vizitën e Zonjës Belinda Balluku, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë dhe interesin e UAE për t’i forcuar dhe zhvilluar ato më tej në nivele të ndryshme. Nga ana e saj, Belinda Balluku shprehu aspiratën e vendit të saj për të forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit të përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe”, vijon njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takim ishin gjithashtu të pranishëm, Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suëaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.