Pasi përfundoi Kuvendi, pasi ishte vetëm një seancë që zgjati 30 minuta dhe u prezantuan vetëm krerët e rinj të grupeve parlamentare, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. Bardhi tha mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë. “Kreu i grupit zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Lulzim Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit”,-tha Bardhi.
Postime te ngjashme
Add A Comment
