Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Greqia këmbëngul për Belerin/ Rama: Nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke

17:57 / September 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama beleri 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u ndal edhe tek marrëdhëniet me palën greke, marrëdhënie të tensionuar pas çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se qasja e qeverisë që ai drejton ndaj drejtësisë, është krejtësisht e re.

“Nuk do resht së përsërituri disa gjëra deri në bezdi, sa herë do të bëhet fjalë për aktivitetin e organeve dhe sidomos të SPAK. Kështu që, ndjesë për bezdinë që vijon. Shikoni me kujdes se çfarë po diskutohet aktualisht mes nesh dhe Greqisë, më saktë, se çfarë pala greke po kërkon prej qeverisë, prej meje personalisht. Pse ndodh kjo, dhe si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument, por vetëm këmbëngul, që siç shprehen ata, vullneti yunë politik duhet ta zgjidhë siç e mendojnë ata, një çështje për të cilën, këto organe të reja të drejtësisë, i kanë ndërmarrë veprimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre, pavarësisht nga ne ose ata. Për çështjen nuk kam asgjë të re për të thënë dhe nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. E nisa këtu, sepse kjo qasje e palës greke, tregon në fakt se raporti i ri i përmbysur kokë e këmbë i pushtetit tonë politik me sistemin e drejtësisë po kalon përmes një sporove shumë të fortë.

Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për t’u mos u përzier as me gojë, e jo më me dorë në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur e inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre pa kushte. Është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht, me një inerci të tmerrshme të historie 111-vjeçare, që i ka mësuar njerëzit brez pas brezi, të mendojnë se pushteti i vërtetë politik, është ai që e tërheq për hunde pushtetin gjyqësor, pavarësisht se çfarë thotë Kushtetuta apo ligji”.

Ajo histori i ka mësuar njerëzit brez pas brezi. Shumë mendojnë se pushteti politike tërheq prej hunde pushtetin gjyqësor. Sipas këtij mësimi të vjetër ky i fundit fishkëllen penalltinë e shkeljes së ligjit dhe sipas interesit të skuadrës dhe karriges së vetë e gjuan vetë topin e drejtësisë. Shkurt muhabeti mësimi është bëni si themi ne mos bëni si bëjmë ne. Kështu mendojnë edhe ata që u fryjnë në vesh fqinjëve grekë nga larg dhe nga afër, qofshin politikanë me foltore dinjiteti apo me mikrofonë, analistë, ekspertë ligjorë, avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash të cilit i kanë marrë në administrim edhe faqen në facebook ku postojnë për hesat të tyre letrat e tij nga qeveria dhe shkruajnë se ai ndjehet si thoi i një luani. Këta shqipfolësit janë të tërë në të drejtën e tyre, grekët po se po, po këta që ta abuzojnë lirinë e shprehjes sa të kenë fuqi”, tha Rama.

beleri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.