Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të emrave të rinj në kabinetin qeveritar.
Sipas Bardhit, nuk ka asnjë rëndësi se cilin ministër ndryshon Edi Rama, pasi gjithçka është një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni i kryeministrit.
“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan Bardhi.
Vetëm pak minuta më parë, pas një fjalimi të gjatë Rama propozoi ndryshimet më të fundit në kabinetin e tij.
