Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Osmani e fortë me ndërkombëtarët: Nëse s’ju pëlqejnë politikanët, mos ndëshkoni qytetarët e Kosovës

21:39 / September 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa grida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në nisjen e sezonit të ri të Top Story, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë mbrëmjen e sotme. Teksa ka folur për politikën e jashtme dhe marrëdhënien me ndërkombëtarët, Osmani ka vënë theksin tek bisedat e hapura dhe të sinqerta me ta por në asnjë moment kërcënuese.

Ndër të tjera, Presidentja tha se është një padrejtësi historike mungesa e liberalizimit të vizave ndaj popullit të Kosovës, pasi sipas saj është i vetmi popull në kontinent, që është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme

“Kam mësuar sepse asnjëri nuk jemi perfekt, kam mësuar më shumë nga partneri ynë strategjik SHBA, që sinqeriteti me partnerët, e të jemi të hapur me ta në mënyrë që të dinë se çfarë të presin me ne, është vlerësuar më së shumti. Ky nuk është kërcënim është informim në raport me partnerët tanë, nëse nuk janë të kënaqur me veprimet e qeverisë së republikës së Kosovës, apo të presidentes, apo institucioneve në përgjithësi, ndëshkimi nuk duhet të jetë në lidhje me popullin e Kosovës. Dhe kjo çështja e liberalizimit të vizave është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës, ta konsiderosh si një popull që e meriton geton, nënkupton ta vlerësosh si një popull të shkallës së dytë apo të tretë dhe të mos e vlerësosh faktin që është populli më pro-evropian në kontinentin tonë, është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme. Unë jam e bindur që Macron i vlerëson të gjitha këto prandaj qëllimi im është që të gjithë aleatët tanë të kuptojnë se çfarë e dëmton procesin e dialogut. Unë mendoj që me presidentin Macron e me gjithë të tjerët të jemi të sinqertë e të flasim hapur por në asnjë moment nuk kam përdorur tone kërcënuese. Pa aleatët asnjë sukses i yni nuk do të ishte i yni.” – tha Osmani.

Kosova Nderkombetaret Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.