Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mat/ Bëri gruan për spital duke e rrahur dhe u ‘justifikua’ se i kanë bërë magji, arrestohet 48-vjeçari

11:48 / September 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më Mat. Policia ka arrestuar Dario Bruçin i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij. Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Policia zbuloi se për të justifikuar dhunën, 48-vjeçari kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
 
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).

Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë,  i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

10:02 / October 21, 2026

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën

09:41 / October 21, 2026

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.