Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë ditën e nesërme kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Kjo u raportua nga burime diplomatike të cituara nga faqja ukrainase, Ukrainska Pravda.
Hera e fundit që kreu i diplomacisë amerikane kishte ardhur në Kiev ishte në prill 2022, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Lloyd Austin. Vizita nuk ishte paralajmëruar më parë.