Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse Bardhi e meriton të jetë lider i Foltores?

20:27 / September 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ka veç një objektiv i cili mund të rezultojë i suksesshëm në rastin e Gazmend Bardhit, pasi bashkoi deputetët e mërzitur nga Lulzim Basha, me deputetët që janë mërzitur më herët nga Basha. Dhe ky objektiv është shmangia e Sali Berishës nga kreu i Foltores. Duke u bashkuar me deputetët e pakët të Berishës, Gazmend Bardhi praktikisht është lideri më i pranuar tek grupimi i Berishës.

Ndryshe nga Berisha që mezi bën dhjetë deputetë, ai ka mundur ta çojë në 43 numrin e deputetëve që kanë pranuar të ulen më të në një tavolinë.

Në këtë rast, nëse flasim me logjikën e Berishës që numrat vendosin, atëherë ai duhet t’i hapi rrugën Gazmend Bardhit për kryetar partie. Logjika e numrave është e tillë që provon se Gazmend Bardhi është më shumë figurë bashkuese brenda grupit të Berishës, se sa vet Berisha. Dhe logjika ta do që ai të marrë drejtimin e partisë së tij.

Por këtë, në radhë të parë duhet ta kërkojë vet dhe të bëjë betejë për këtë. Nëse Berisha tërhiqet dhe e pranon këtë logjikë, atëherë mund të themi se operacioni i tij është i suksesshëm dhe aleatët perëndimorë, atë që nuk e arritën dot me Bashën, mund ta arrijnë me Bardhin.

Në rast se ai nuk e kërkon këtë, por i ka çuar deputetët në vathën e Berishës, atëherë jo vetëm që nuk kemi asnjë ngjarje, por kemi një lartësim të grupit të Bashës, i cili së paku ka ruajtur konsistencën e vet që nga 9 shtatori 2021, duke i qëndruar besnik idesë se me Sali Berishën nuk kanë punë dhe se do të mbeten një parti e orientuat nga Perëndimi dhe jo nga të perënduarit.

Gazment Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.