Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U shty me dhunë nga ekuipazhi grek, ky është 36-vjeçari që humbi jetën

16:37 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1694009779x37vjecari 585
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trishtim dhe zemërim ka shkaktuar vdekja e 36-vjeçarit Antonis Karyotis nga Agios Nikolaos, Kretë, i cili vdiq kur anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon të Attica Group e shtynë atë ndërsa ai ishte në katapultë.

Kapiteni i anijes dhe 3 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u arrestuan lidhur me ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e 36-vjeçarit nga Kreta, ata pritet të dalin para organeve të drejtësisë.

Kapiteni, shefi, oficeri i kuvertës dhe oficeri i parë përballen së bashku me akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe shkeljen e neneve të Kodit të së Drejtës Publike Detare.

Njëkohësisht, sot në mjekësinë ligjore të Pireut pritet të kryhet autopsia e trupit të fatkeqit Antonis.Sipas asaj që deklaroi ministri i Transportit, Miltiadis Varvitsiotis, 36-vjeçari kishte hipur në anije më herët mbrëmjen e së martës dhe për një arsye të panjohur ishte përzënë.

Megjithatë, ai u përpoq të hynte pak para se anija të nisej për në Kretë me ekuipazhin që reagoi në mënyrë tronditëse dhe përfundimisht fatale.

Vëllai i 36-vjeçarit ka folur për mediet dhe ka komentuar vdekjen tragjike të Antonis.

“Jam i shokuar, nuk arrij ta kuptoj çfarë ka ndodhur me vëllain tim. Tani për tani kam ardhur në spital për të parë vëllain tjetër, i cili sapo ka dëgjuar për vdekjen e vëllait, është mërzitur… Videon e vëllait e kam parë shumë herë që nga mbrëmë dhe vërtet është një vrasje. E vranë, është e paimagjinueshme…”, tregon vëllai i tij Antonis për protothema.gr.

36-vjeçari Antonis jetonte në Agios Nikolaos Lasithiou, në banesën e punëtorëve me dy motrat e tij, ndërsa pak kohë më parë kishte humbur nënën.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çanta Louis Vuitton, parfume e produkte kozmetike, platformat online ‘mbushen’ me artikuj të vjedhur gjatë trazirave në Francë

22:08 / October 19, 2026

Çanta luksoze, parfume dhe syze firmato, si po shiten produktet e vjedhura gjatë protestave në Francë në platforma online

20:20 / October 19, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.