Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia publikon masat për ndeshjen Shqipëri-Poloni në “Air Albania”. Siguri maksimale si në ndeshjen ndaj Izraelit

16:59 / September 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë të kualifikueseve të Euro 2024, ku me 7 shtator do përballet me Çekinë në Pragë, ndërsa 3 ditë më pas sfidon Poloninë në shtëpi. Ky takim i cili do mbahet në “Air Albania” me 10 shtator mbart një vlerë të veçantë si për kuqezinjtë, ashtu edhe për polakët, ndaj kjo ka zgjuar vëmendjen e UEFA-s dhe jo vetëm, pasi drejtuesit më të lartë të Federatave të Futbollit të Shqipërisë e Polonisë, Drejtuesit Qeverive dhe të Policisë Shqiptare e asaj Polake duhet të jenë në dispozicion për të gjitha situatat e mundshme.

Këtë ndeshje do ta monitorojnë tre oficerë sigurie të UEFA-s, ndërsa policisë shqiptare kolegët polakë i kanë dërguar një listë të gjatë të personave nga Polonia që autoritetet shqiptare duhet ti mbajnë nën mbikqyrje dhe të atyre që nuk duhet ti lejojë të futen në Stadiumin “Air Albania”. Sakaq Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë do jenë në gadishmëri prej paradites së 10 Shtatorit 2023. Nëse i shikojmë gjërat me detaje, masat e marra duken si ato të ndeshjes me Izraelin, e vlefshme për kualifikueset dhe e luajtur në vitin 2016.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit ka planifikuar disa takime me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përfaqësues të kompanisë që merret me sigurinë e stadiumit “Air Albania ” për të koordinuar masat e marra për zhvillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë mbrëmjen e 10 Shtatorit . Vlen të theksojmë se një pjesë e zyrtarëve të FSHF nuk i janë bashkuar delegacionit të ndeshjes ndaj Çekisë por janë të fokusur te ecuria dhe mbarëvajtja e sfidës me Poloninë. Shqipëria deri më tani ka grumbulluar 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026

Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në “Times Square” në New York: Liri për çlirimtarët!

12:01 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.