Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emri/ Kush është inxhinieri shqiptar që ka qenë pjesë e projektit për ndërtimin e dronit “Bayraktar”

16:33 / September 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bayraktar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Çapuni është shqiptari që është përfshirë në projektin e ndërtimit të dronit të njohur turk “Bayraktar”. Kur nisi projekti ai u përzgjodh mes shumë inxhinierëve për të ndërtuar dronin e famshëm ushtarak. Gjatë karrierës së gjatë, Iliri është përfshirë në shumë projekte kryesisht në fushën e IT apo Robotikës, me pajisjet eksperimenale autonome.

“Projekti në fjalë është një investim në kohë që e konsideroj si ndër më të mirën e karrierës time” tha në fillim të bisedës Iliri, ku u shpreh se tashmë e thotë me krenari se ka qenë pjesë e kësaj iniciative.

Ilir Çapuni ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në vitin 2012, ndërsa ka ligjeruar në Universitete Private nga vitit 2013 deri në vitin 2016. Është themelues i Laboratorëve të Ekselencës në Tiranë nga i cili kanë dalë disa produkte dhe kompani spin, ndërsa mban dhe statusin e njërit nga themeluesit e konferencës shkencore Balkan Communications Conference dhe është një ndër anëtarët e bordit drejtues të saj, edicioni i parë i të cilës u mbajt në Tiranë në maj-qershor 2017.

Inxhinieri vazhdon të jetë kërkues aktiv në disa fusha të shkencave kompjuterike, pa harruar se është dhe njëri nga themeluesit e rrjetit social të decentralizuar me seli në Cambridge (SHBA). Jetën dhe karrierën profesionale e ndan mes Ulqinit, Tiranës dhe Turqisë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ilir Çapuni ka stërvitur ekipin olimpik të Shippers në informatikë duke sjellë medaljen e parë nga një olimpiadë ndërkombëtare.

“Bayraktar” Ilir Çapuni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mirëmëngjes” me sofrën e dialogut, Rama fton sërish studentët dhe protestuesit

08:30 / November 2, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.