Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh qeverinë, marrin pjesë dhe 7 ministrat e shkarkuar

16:47 / September 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frida olta 1280x720 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa propozimet e reja për ndryshimet në kabinet të kryeministrit Rama po presin në Presidencë për firmën e Kreut të Shtetit, Ministrat e shkarkuar morën pjesë në mbledhjen e fundit të qeverisë këtë të enjte.

Qëndrimin më të shkurtër në këtë takim e kishte Olta Xhaçka, që hyri e doli nga Kryeministria në rreth 10 minuta, mjaftueshëm sa për të hedhur një firmë. Në mbledhjen e Asamblesë, shefi i mazhorancës e largoi nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, duke e zëvendësuar me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani. Me gjasë kjo ishte edhe hera e fundit për Frida Krifcën në Kryeministri, pas shkarkimit nga detyra si ministre e Bujqësisë, post që mbante prej dy vitesh. Të njëjtin fat do të ketë edhe Edona Bilali, ish-Ministrja e Shtetit pa portofol.

Dalja nga mbledhja dëshmoi për kalim të butë stafete tek Arsimi, që do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa Evis Kushi do ta takojë shefin jo më në selinë e qeverisë, por në atë të partisë, si sekretare për gruan.

Kur propozimet e kryeministrit Rama shkuan në Presidencë pasditen e të mërkurës, kreu i Shtetit Bajram Begaj nuk ndodhej në zyrë për shkak të një vizite zyrtare në Kazakistan. Rikthimi i tij në zyrë të shtunën shënon edhe mundësinë e parë për të firmosur dekretet, nëse nuk do t’i japë vetes më shumë kohë për verifikime.

Nga ana tjetër mazhoranca duhet të tregohet e gatshme për të votuar ndryshimet në qeveri në një seancë të posaçme në fillim të javës së ardhshme, sapo Rama të marrë OK-in nga Begaj, me qëllim që Shqipëria të mos prezantohet me një ministre të Jashtme të shkarkuar, në punimet e Asamblesë së OKB-së, më 14 shtator.

Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.