Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fajon: Me shpejtësi drejt 2030. Të punojmë për gjetjen e vullnetit politik në Ballkanin Perëndimor

09:40 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tanja fajon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me shpejtësi drejt vitit 2030. Ajo thotë edhe se duhet të punojnë drejt gjetjes së një vullneti politik në Ballkanin Perëndimor.

“Ideja e paraqitur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030, bëri jehonë të madhe. I ashtuquajturi ‘premtimi i Bled-it’ nuk la askënd me zemër të ftohtë, por ngriti një pikëpyetje për të gjithë nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerimin deri në atë datë. Përgjigja ime për të gjitha këto pyetje është e qartë: mundësia është këtu dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë me shpejtësi të plotë. Ne duhet të punojmë drejt gjetjes së një vullneti të mjaftueshëm politik në Ballkanin Perëndimor për reforma dhe vullnetit politik në BE për t’u zgjeruar. Duhet të fokusohemi në destinacionin përfundimtar, por nuk duhet të anashkalojmë udhëtimin”, thekson Fajon.

Po ashtu nenvizon se pavarësisht zgjedhjeve, Ballkani Perëndimor gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë. “Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, zgjerimi i BE-së padyshim është rikthyer në agjendë. Peizazhi gjeopolitik e bën të qartë se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë. Lufta në Ukrainë ka rritur oreksin për zgjerim, si dhe ka afirmuar nocionin se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për BE-në. Me fjalë të thjeshta është tani ose kurrë. Pavarësisht zgjedhjeve, Ballkani Perëndimor gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë. Ne do të mbetemi një mbështetës i vendosur i procesit të zgjerimit të BE-së me shpejtësi të plotë. Një mik i rajonit në të mirë dhe të keq. Për shembull, Sllovenia tashmë mbron hapjen e negociatave të pranimit në BE të Bosnje-Hercegovinës deri në fund të këtij viti”, nënvizon ajo.

“Koha do ta tregojë nëse Presidenti Michel mbajti një fjalim historik në Bled. Shpresoj se zotimi i Bled-it do të materializohet edhe për shkak të Bledit tonë magjik. Vendi ku peizazhet e bukura malore alpine takohen me ujin e liqenit të pastër kristal, është vendi më i mirë ku mund të ndodhin mrekullitë”, mbyll shkrimin e saj Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

tanja fajon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.