Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama: Ishulli i Maligradit në Prespë ofron eksperiencë të mrekullueshme

12:21 / September 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishulli i Maligradit në Liqenin e Prespës, 20 minuta me varkë nga fshati Pustec, një destinacion shumë i veçantë i qarkut të Korçës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me pamje nga ishulli i Maligradit, pjesë e parkut kombëtar të Prespës.

“Ishulli i Maligradit në liqenin e Prespës, vetëm 20 minuta me varkë larg Pustecit, ofron një eksperiencë të mrekullueshme, mes vlerave natyrore, arkeologjike dhe kulturore”, shkruan Rama.

Ishulli i Maligradit karakterizohet nga një numër i madh shpellash, të përshtatshme për faunën e egër. Në brendësi të ishullit gjendet kisha e Shën Marisë. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë, i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë. Në Maligrad janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që sipas arkeologëve i përkasin një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit.

Ishulli i Maligradit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.