Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: “Metamorfoza”, maja e ajsbergut për lidhjet e qeverisë dhe Ramës me Pëllumb Gjokën

13:20 / September 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 08 at 12.39.45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, foli për dosjen “Metamorfoza”, të cilën e konsideroi si “majën e ajsbergut” për lidhjet e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama. “Prokurorët e Skapit me urdhër të Edi Ramës dhe ndërhyrjen e Pëllumb Gjokës e shpallën atë jashtë kompetencave të tyre sepse nuk ishte organizatë kriminale. Nuk kishte gjë më të turpshme më kriminale të thuash se Bajrit nuk janë organizatë kriminale”,-tha Berisha.

Deklarata

Java është dominuar pa diskutim nga dy zhvillime dramatike në kampin e pseudo mazhorancës. Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes Metamorfoza në të cilat shqiptarët që i lexojnë kuptojnë se nuk ka më asnjë kufi, asnjë dallim mes Edi Ramës, Taulant Ballës, Pëllumb Gjokës, Bahri Bajrit, Behar Bajrit dhe bandës së tyre. Shef aty nëndrejtori i Policisë së Shkodrës, përgjegjësit të Policisë Kriminale të Shkodrës, shef oficerë të ndershëm të tradhtuar në mënyrën më kriminale nga shefat e tyre. Në këtë autopsi që po i bëhet vetëm në një zonë të Shqipërisë krimit qeveritar, se ky është krim qeveritar i lidhur me Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

Drekat dhe darkat e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën i njeh Shkodra Tirana dhe gjithë Shqipëria. Por jo vetëm drekat dhe darkat por edhe akordimi i statusit të investitorit strategjik të Pëllumb Gjokës mbi një tokë të marrë me vrasje të grabitur me vrasje, mbi një tokë të rrëmbyer në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe vendimet e gjykatave dhe vetëm e vetëm për shkak të mbështetjes së Edi Ramës.

Shqiptarët kuptojnë tani sepse Taulant krimi Balla u emërua pikërisht pasi erdhën bisedimet pasi ai është një nga personazhet kryesorë në bisedime, ja ua them unë me përgjegjësi të plotë, me eksponentë të krimit të organizuar në vende të tjera. Sepse ai u emërua në krye të rendit dhe pse ai plaçkiti të dhënat e TIMS. Ju keni lexuar se një nga aktet më kriminale të krimit të organizuar shtetëror është manipulimi i dosjeve, fshehja e të dhënave, zhdukja e provave. Ato që bënte Xhevair Lita ato bëhen prore në Skapin e Edi Ramës. Mos harroni një gjë se Behar Bajri ishte i burgosur në Tiranë. Një prokuror e kishte arrestuar atë, një oficer policie e kishte arrestuar atë në Shkodër.

Por prokurorët e Skapit me urdhër të Edi Ramës dhe ndërhyrjen e Pëllumb Gjokës e shpallën atë jashtë kompetencave të tyre sepse nuk ishte organizatë kriminale. Nuk kishte gjë më të turpshme më kriminale të thuash se Bajrit nuk janë organizatë kriminale. Sot janë botuar të dhëna të tjera për një grup që nuk mbajnë mbiemrin Bajri përveç njërit por të gjithë janë të bandës së Bajrit. Dhe për të gjithë skapistët sepse duhet të rrëmbenin mandatit këta nuk ishin organizatë kriminale dhe duhet të shkonin te Xhevairi që të lironte vrasësit. Pra dosja Metamorfoza është maja e ajsbergut e atij fondi të dhënash që ekzistojnë për qeverinë shqiptare dhe personalisht Edi Ramën.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.