Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë nuk u pa në kamera në mbledhjen e PD: Nga 23 minutat e Berishës te hezitimi i Bardhit dhe largimi i deputetit

15:53 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1087aa6f bd3b 48fe bc16 da114ccad727
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta brenda PD-së është thelluar edhe tej duket pas mbledhjes së përbashkët mes grupit të Berishës dhe atij që mbështet Gazment Bardhin pas thirrjes së këtij të fundit. Krahu i Bashës është riorganizuar me qëllim sulmin ndaj mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bardhit, të cilët tentuan një mbledhje me qëllim ribashkimin e partisë, por pa ish kryetarin e saj.

Krahas mesazheve pajtuese të Bardhit dhe Berishës, të cilët në parim folën për një veprim opozitar të koordinuar, gjatë asaj mbledhje pati edhe disa ngjarje që nuk u panë në ekran.

Burime bëjnë me dije se edhe pse ishte i ftuar aty, Sali Berisha u paraqit në mbledhje me më shumë se 20 minuta vonesë duke i lënë 43 deputetët e PD-së të presin futjen e tij në sallë. Berisha njihet në publik dhe rrethin e tij të ngushtë si njeri që i respekton oraret, plus kësaj nuk kishte edhe ndonjë agjendë tjetër në atë moment duke bërë që vonesa e tij të lexohet si mesazh ndaj deputetëve.

Çuditërisht, as Gazment Bardhi nuk e nisi mbledhjen pa shkuar Berisha duke ngjallur reagime mes disa deputetëve.

Burime bëjnë me dije se Ferdinand Xhaferaj u ngrit dhe iku nga mbledhja teksa po prisnin të vinte Berisha.

“Nëse Berisha do të japë një mesazh me këtë vonesë, le ta japë për ata që duan ta presin ende, unë po iki”, është dëgjuar nga të pranishmit Xhaferaj teksa i thotë Bardhit ndërkohë që çohet për të ikur.

Ndërkohë, deputetët e tjerë vijojnë pritjen edhe për 7 minuta dhe Berisha futet në sallë me Flamur Nokën në krah duke bërë që tashmë Bardhi të nisë mbledhjen.

Më shumë se për demokratët, veprimi i Berishës mund të lexohet edhe një mesazh për ndërkombëtarët për të thënë se është ai që ka kontrollin mes deputetëve të PD-së dhe jo Bardhi, gjë që me sa duket u lejua edhe nga Gazment Bardhi duke pritur për minuta të tëra ardhjen e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.