Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se në fillimit të vitit të ardhshëm do të nisë punën Qendra e Monitorimit të Trafikut Rrugor.
Pjesë e kësaj qendre do të jenë 6 agjenci shtetërore.
Në fazën e parë pritet të monitorohen rreth 200 kilometra rrugë. Sipas ministres, në akset kryesore do të vendosen sensorët dhe kamerat përkatëse.
“200 kilometra të cilat do të jenë të vendosura pra të gjitha pajisjet tona, sensorët, kamerat dhe gjithçka tjetër do të jenë të vendosura pikërisht në akset kryesore. Ta quajmë këtë dhe si një fazë pilotimi, pastaj me synimin për të arritur 3600 kilometra ndoshta edhe më shumë,” tha Balluku.
