Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti i PD: Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me ‘non grata’, 10 nga mazhoranca, 2 nga opozita

18:02 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula 770x444 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’. Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës, ku ndër to përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë si ministra e ish-ministra si dhe 2 nga opozita.

‘Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra, edhe janë.’- tha Sula në Report tv.

Duke u ndalur tek situata brenda në Partinë Demokratike, Sula tha se konflikti ka precipituar në situata jo normale. Sula u shpreh se rikthimi i Lulzim Bashës afroi Bardhin me Berishën. Sipas Sulës çdo gjë ka qenë e mirëorganizuar për të rikthyer Bashës si kryetar të PD-së, ndërsa shtoi se rikthimi i tij forcon edhe më shumë Sali Berishën.

‘U kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptar të cilët përgjatë këtyre dy viteve duhet t’u kërkojnë falje atyre qytetarëve që me konfliktin mes veti kemi bërë të mundur që të qeverisë një mazhorancë e tillë në mënyrë skandaloze. Konflikti i brendshëm precipitoi në situata jo normale. Ne duhet të reflektojmë. Jemi në gjysmën e rrugë. Rruga e Berishës për të rimarrë PD-në e gabuar. Rikthimi Bashës ofroi Bardhin me Berishën. Do të ishim të gjithë bashkë nëse nuk do të riktheje Lulzim Basha.

Në pamë se po luftonim për vlera të kishim një riorganizim të ri të PD-së. Në atë moment kam thënë sa kohë ne nuk kemi as logo asgjë, është e moralshme që ne të organizohemi dhe të kemi një organizim të ri. Ndjej keqardhje për Alibeajn. Paska qenë gjithçka e mirëorganizuar që na mbajti në gjumë. Unë me naivitetin tim se kuptoja se do të kthehej kryetar Basha. Unë Bashën nuk e njoh, nuk e njoh për një arsye shumë të thjeshtë. Basha e forcon më shumë Berishën. Sjellja e Bashës forcon Berishën. Berisha është kryetar por nuk ka parti.’- tha Sula.

dashnor sula non grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.