Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti i Egjiptit u kërkon shtetasve të lindin më pak fëmijë

20:04 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1694195435xsisi 688
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi u ka kërkuar egjiptianëve që të kenë shumë më pak fëmijë, duke argumentuar se niveli i tanishëm i lindjeve do krijojë një ‘katastrofë’ për vendin e Afrikës Veriore.

“Ne kemi nevojë për 400,000 lindje në vit,” tha al-Sisi në Kongresin Global për Popullsinë, Shëndetin dhe Zhvillimin (PHDC), i cili u hap në Kajro të martën.

“Unë nuk jam dakord me idenë tuaj se të kesh fëmijë është një çështje e lirisë së plotë,” tha presidenti, duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë dhe Popullsisë Khaled Abdel Ghaffar, siç citohet nga AFP.

“Duke lënë në lirinë e tyre njerëzit që potencialisht nuk e dinë shkallën e sfidës? Në fund, është e gjithë shoqëria dhe shteti egjiptian ata që do e paguajnë çmimin”, tha al-Sisi.

“Ne duhet ta rregullojmë këtë liri, përndryshe ajo do krijojë një katastrofë.”

Ai përmendi shembullin e Kinës, e cila ‘pati sukses në kontrollin e popullsisë’ duke imponuar një politikë të ashpër për një fëmijë në vitet 1970. Pekini e braktisi politikën në vitin 2015 dhe që atëherë ka nxitur rritjen e popullsisë.

Mbledhja, e cila filloi të martën dhe është planifikuar të zgjasë deri më 8 shtator, sponsorizohet nga agjenci të shumta të OKB-së, USAID dhe disa kompani të mëdha farmaceutike.

Egjipti është deri tani kombi arab më i populluar, me rreth 113 milionë banorë. Ai regjistroi pothuajse 2.2 milionë lindje në vitin 2022. Al-Sisi ka vënë në dukje presionet ekonomike që rritja e popullsisë i ka vendosur vendit, i cili është bërë i varur nga importimi i ushqimeve nga jashtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja LVV-LDK: Bekim Sejdiu kandidat për President

14:27 / August 31, 2026

Kurti dhe Abdixhiku drejt marrëveshjes për presidentin? Në pikëpyetje votat në Kuvend

13:01 / August 31, 2026

SHBA sulmon Iranin pas disa javësh qetësi, Teherani kundërpërgjigjet me raketa

10:03 / August 31, 2026

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

08:41 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.