Alketa Vejsiu e mbajti premtimin duke udhetuar keshtu per në fshatin Mushqeta, fshat i cili është bërë i njohur pas pjesëmarrjes së Xheisonit të vogël në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”.
Alketa shpesh herë në emision ka përmendur se do t`i ndryshojë jetën këtij djali dhe shpesh ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj fansave dhe kujtdo që e pëlqen Xheisonin.
Ndjekesit e kanë kritikuar duke i shkruar se këtë nuk duhet ta bënte publike dhe as t`i thyente krenarinë atij djali Komentet e tjera ishin se ata prisnin që këtë ta bënte Alketa vetë dhe jo të kërkonte ndihmën e të tjerëve.
Por ka pasur shumë nga ata komentues që janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë Xheisonin. Alketa ka njoftuar që në ditët në vijim do të publikojë çdo detaj për nismën që ka marrë për Xheisonin. Por pavarësisht komplimenteve, disa fansa kanë vënë re faktin që Alketa mbante syzë në shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit e ky detaj nuk u ka pëlqyer.

Mirëpo Alketa nuk i ka lënë pa përgjigje dhe u shkroi se kishte alergji duke qenë se është pranverë, prandaj ka mbajtur syze.

