Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

New York ndalon listimin e shtëpive në AirBnB në mesin e një krize strehimi

22:09 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
new york
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëpërmjet një ligji të ri New York-u ka ndaluar dhënien me qira të banesave për më pak se 30 ditë, duke i dhënë një goditje të drejtpërdrejtë industrisë së Airbnb dhe platformave të tjera të ngjashme në qytet.

Ligji sipas shifrave prek më shumë se 36 mijë shtëpi të listuara për tu dhënë me qira ditore.

“New York po bën një gabim të madh, gati një vetëvrasje, pasi në këtë mënyrë do t’i mbajë të rinjtë larg qytetit”– u shpreh një zotëri.

Ligji i ri lejon marrjen me qira të dhomave vetëm kur qiradhënësi jeton në apartament dhe është i pranishëm gjatë gjithë qëndrimit. Vizitorët mund të jenë jo më shumë se dy në të njëjtën kohë dhe ata nuk mund të kyçin dyert e dhomës së tyre.

Pritësit duhet të regjistrohen në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe të paguajnë 145 dollarë çdo dy vjet. Por lejet jepen me masë. Nga më shumë se 3800 aplikime të regjistruara deri më tani, më pak se 300 janë miratuar. Gjobat për shkelësit variojnë nga 1000 dollarë deri në 7500 dollarë, megjithëse të ftuarit nuk do të preken.

Pronarët dhe platformat si Airbnb ankohen për ligjin, por një numër i madh banorësh të qytetit thonë se favorizojnë rikthimin e qirave afatshkurtra në tregun afatgjatë për të lehtësuar krizën e banesave.

“Unë mendoj se ndoshta është e nevojshme. Strehimi është krejtësisht i papërballueshëm në New York, dhe nuk mendoj se një zgjidhje është të ndërtojmë më shumë pallate. Por, sigurisht heqja e mijërave banesave nga tregu është një problem i vërtetë.”– tha një zonjë.

Zyra e kryetarit të bashkisë dëshiron t’i japë fund asaj që ajo e quan një praktikë të paligjshme, e cila gjeneron çështje “zhurmë, mbeturina dhe siguri personale” për banorët e përhershëm.

airbnb New York shtepite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.