Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku mirëpret në Vatikan Sylvester Stallone

22:24 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga aktorët më të dashur të Hollivudit, i famshëm për interpretimin e personazhit të “Rocky Balboa”, Sylvester Stallone është rikthyer në Vatikan, këtë herë në një takim privat me papa Françeskun, në Pallatin Apostolik, i cili e mirëpriti duke i thënë se ishte i “nderuar”, sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”.

Aktori shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Jennifer Flavin, vajzat e tij Sophia, Sistine dhe Scarlet, si dhe vëllai i tij Frank Stallone.

Në këtë periudhë, ylli i Hollivudit ndodhet me pushime në Itali së bashku me vëllain e tij, gruan e tij Jennifer dhe tre vajzat e tyre për të ripërqafuar rrënjët e tyre.

Vetëm ditët e fundit, Sylvester Stallone dhe vëllai i tij Frank, një muzikant mjaft i njohur, morën shtetësinë e nderit të “Gioia del Colle”, në provincën e Barit, prej nga vinte gjyshi i tyre para se të emigronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stallone solli me vete çelësin e dyqanit ku gjyshi i tij punonte si berber, një çelës i madh pak i ndryshkur, që ai ia la kur vdiq dhe që familja Stallone e mban si një lloj relike.

Vitin e kaluar “Rocky Balboa” ishte në Itali për të promovuar një shfaqje të re në platformën e “Paramount”.

Kësaj radhe duket se ai vizitoi papën vetëm për të kërkuar një bekim të veçantë dhe ndoshta, edhe për të mohuar lajmin që qarkulloi vitin e kaluar për ndarjen nga Jennifer, me të cilën ai është i martuar prej 25 vitesh.

Sylvester Stallone da Papa Francesco

papa francesku Sylvester Stallone Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.