Daniel Khalife, ish-ushtari i ushtrisë britanike që u arratis nga burgu Wandsworth më 6 shtator, u arrestua në Londër.
Khalife u akuzua në janar për planifikim të aksioneve terroriste dhe spiunazh të mundshëm.
Tashmë ushtari ndodhet në paraburgim. Banorët në zonë raportuan kërkime intensive ajrore që përfshinin një helikopter policie nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.