Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, shprehet i zhgënjyer nga lëvizja e Gazment Bardhit për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën.
I ftuar në “Report Tv”, ai pohoi se Bardhi nuk duhej të bëhej pjesë e Sali Berishës, por të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër.
“Duhet të sqarojnë pse e kanë akuzuar tjetrin për para, ose nuk ka moral të qëndrojnë dhe të luftojnë një të korruptuar që është sot në qeveri. Çdo deputet duhet të qëndrojë në funksion të moralit. Jam i zhgënjyer, mund të kishte qëndrim ndryshe por jo të bëhej pjesë e kësaj. Ne kemi mbajtur një linjë të caktua, sot t’i shkon atje dhe po bëhet një lojë jo normale.
Dje thoshte Berisha është me Ramën, tani shkon dhe ulet në prehrin e Berishës për të luftuar Bashën. Më mirë do kesh më shumë vështirësi të arrish te sukses por me moral sukses një rrugë më të shkurtër por të pamoralshme. E quaj të pamoralshme të kem në krah një individ që e kam mohuar për arsye të marrëdhënieve gjeopolitike me SHBA”, u shpreh Agalliu.