Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti amerikan Biden vizitë zyrtare në Vietnam, diskutime mbi partneritetin strategjik mes palëve

18:25 / September 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ghjghj 770x409 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden nisi këtë të diel një vizitë të shkurtër në Vietnam, duke deklaruar se dy vendet kanë mundësi të ndikojnë tek e ardhmja e Indo-Paqësorit në dekadat e ardhshme.

Zoti Biden tha se gjatë vizitës së tij një ditore, shpresonte të arrihej përparim në çështje që lidhen me klimën dhe ekonominë.

“Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë kritikë në atë që për ne përfaqëson një periudhë kritike”, i tha zoti Biden sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyễn Phú Trọng, në nisje të takimit në selinë qendrore të partisë.

Zoti Trong tha se takimi përfaqësonte një “mundësi të shkëlqyer” për të zgjeruar marrëdhëniet dy palëshe. Ai falenderoi zotin Biden për ftesën e tij për të vizituar Uashingtonin së shpejti.

Në këtë takim u njoftua se Vietnami i ngriti marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin e partneritetit strategjik. Mes vendeve të tjera që Vietnami synon të njëjtin nivel marrëdhëniesh janë Kina dhe Rusia.

Ngritja e marrëdhënieve në të njëjtin nivel edhe me Shtetet e Bashkuara sugjeron se Vietnami synon të forcojë raportet ndërsa kompanitë amerikane dhe evropiane kërkojnë alternativa përveç fabrikave kineze.

Mes ngadalësimit ekonomik të Kinës dhe konsolidimit të pushtetit politik të Presidentit Xi Jinping, Presidenti Biden po shqyrton mundësitë për të afruar më shumë vende me Amerikën, përfshirë Vietnamin dhe Kamboxhian.

Tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit është rritur që nga viti 2019. Por përparimi i mëtejshëm ka kufizime që lidhen me nevojën e përmirësimeve në infrastrukturën e Vietnamit, aftësive të punëtorëve dhe qeverisjes së tij./ VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurti dhe Abdixhiku drejt marrëveshjes për presidentin? Në pikëpyetje votat në Kuvend

13:01 / August 31, 2026

SHBA sulmon Iranin pas disa javësh qetësi, Teherani kundërpërgjigjet me raketa

10:03 / August 31, 2026

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

08:41 / August 31, 2026

Pas urdhrit të Donald Trump/ Google Maps ndryshon emrin e liqenit Ontario

08:38 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.