Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali pret Wisner për 11 Shtatorin, zbardhen detaje nga takimi i ministres me të Ngarkuarin me punë të SHBA-së

15:41 / September 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner.

Në këtë takim u rikonfirmua dhe ripohua rëndësia strategjike e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Aleancë vlerash dhe qëllimesh të përbashkëta, në interes të dy vendeve që i lidh historia dhe i bën bashkë edhe e ardhmja”, u shpreh Spiropali pas takimit.

Statusi i plotë

🇦🇱🇺🇸| Prita sot për një bisedë prezantuese dhe miqësore të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z.David Wisner.

🤝 Rikonfirmim dhe ripohim i rëndësisë strategjike të marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aleancë vlerash dhe qëllimesh të përbashkëta, në interes të dy vendeve që i lidh historia dhe i bën bashkë edhe e ardhmja.

Vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunimin e pakursyer në përpjekjen historike të Shqipërisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për demokratizimin e vendit dhe institucioneve, reformave komplekse të ndërmarra, reformën në drejtësi, mbi të gjitha edhe luftën kundër korrupsionit, si mjetet dhe instrumentet e pandryshuara të së nesërmes më të mirë, si rrugë të vetme të evropianizimit të Shqipërisë.

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, konvergim në strategjinë dhe tejkalimin e sfidave në sigurinë rajonale dhe angazhimet e Shqipërisë në NATO.

🗽 Homazh dhe kujtesë për 11 Shtatorin tragjik dhe 3000 viktimat e tij të pafajshme, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, si një stacion historik që dëshmon nevojën e domosdoshme për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.

Vlerësim për kontributin e Shqipërisë në rolin e saj si e zgjedhur për herë të dytë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e pushtimit brutal të Ukrainës.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë amerikanë për zhvillimin e kapaciteteve në një sërë sektorësh me rëndësi strategjike.

David Wisner. Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.