Këngëtarja kolumbiane Shakira vazhdon të fitojë para pas ndarjes së saj me Gerard Pique dhe jo vetëm që po fiton para në industrinë e muzikës, por tani ka lançuar një parfum të ri të frymëzuar nga fuqizimi i gruas. Këngëtarja njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se kjo aromë e re është gati të dalë në treg.
“Njihuni me Rojo, aromën e re të feminitetit të fuqishëm dhe Eau de Parfume të parë nga Shakira Parfumes”, thuhet në mesazhin e klipit që ajo ka shpërndarë.
Ajo gjithashtu shfaqet në këtë video të shkurtër, e veshur me një veshje shumëngjyrëshe në lidhje me emrin e aromës. Shakira tashmë ka në treg edhe tre parfume të tjera që karakterizohen nga aroma dhe cilësia e tyre.
Sipas trailerit të shkurtër të reklamës, shishja e “Rojo” është drejtkëndëshe dhe e thjeshtë, aroma e saj është e ëmbël me nota mjedër. Në Shtetet e Bashkuara parfumi tashmë është në dispozicion për 25 dollarë në Amazon.