Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha kryen homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit: I pavdekshëm në zemrat e shqiptarëve

13:15 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1694516446 berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka kryer homazhe për Azem Hajdarin, në memoriali pranë ish-selisë së Partisë Demokratike, ku edhe u vra, 25 vite më parë. Në fjalën e tij për gazetarët, Berisha tha se vrasja është shtetërore dhe se sot pas 25 vitesh ai është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre.

“Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare. Asnjë shqiptar, si individ, nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për liritë e shqiptarëve. Mbetet pra, një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi. Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 1990, kur ai u ngrit me një grup studentësh, me thirrjet: Liri, Demokraci, Poshtë Diktatura.

Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën. Ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve. Është atentati më makabër! Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar.

Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës”,-tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet

11:00 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.