Lulzim Basha është emëruar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si “raportues për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës”.
Të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës janë të detyruar të plotësojnë një formular vjetor të “konfliktit të interesit”. Në pikën 2 të dokumentit, përveçse thotë se është kryetar i PD-së, Basha shprehet se këtë e ka një detyrë “të përhershme” dhe se paguhet 12 mijë euro në vit. Në publik në atë kohë, Enkelejd Alibeaj ishte ai që dilte ekran më ekran duke deklaruar se “Basha kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe se ishte ai që kryetari i komanduar”.
Basha u kthye për një mandat të katërt, këtë herë si kryetar i PD-së më 29 korrik 2023 nëpërmjet një procesi të ashtuquajtur “një anëtar, një votë”. Në anën tjetër ai asnjëherë nuk e zyrtarizoi në gjykatë dorëheqjen duke mbajtur “me dhëmbë”, vulën dhe logon në zgjedhjet lokale të 14 majit ku PD zyrtare u rendit forcë e katërt. /Voxnews.al/


