Një punëtor ka humbur jetën pas shembjes së pjesshme të një minierë qymyri në veri të Turqisë, ndërsa mbetën të plagosur 6 persona.
Ngjarja ndodhi në minierën e qymyrit Armucuk, në pronësi të Institutit shtetëror të Qymyrit Turk (TTK), në rrethin Eregli të provincës Zonguldak, u tha gazetarëve guvernatori Ozman Hatcibektasoglou.
Aksidenti ndodhi 450 metra nën sipërfaqen e tokës, tha guvernatori, pa sqaruar se çfarë e shkaktoi shembjen.