Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

24 të arrestuar në Itali, dy familje shqiptare prostituonin 20 femra dhe trafikonin sasi të mëdha droge

18:30 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 sfgwege3g3e33333 1694620501
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë mësuar nga një mega-operacion i policisë italiane në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe ato shqiptare, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Në pranga kanë rënë 16 shtetas shqiptarë, që sipas medieve në Itali janë pjesë e klaneve të forta të trafikut të drogës, 2 italianë, 4 marokenë dhe 1 tunizian.

Në operacionin në bashkëpunim të Anti Mafias italiane me Prokurorin e Monza-s u aktivizuan 200 oficerë policie të cilët kryen më shumë se 40 kontrolle në ambiente, banesa dhe makina.

Hetimi nisi në vitin 2020 kur në territorin zviceran u kap një shtetas italian me 6 kilogram heroinë.

Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet zvicerane u bë i mundur zbulimi i dy organizatave kriminale familjare që bashkëpunonin me njëra-tjetrën, bënjë me dije hetuesit italianë. Ato janë familjet Lusha në Peschiera Borromeo dhe Goseni në Cologno Monzese.

Këto familje, në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë kishin ngritur bazat e tyre në Monza Brianza dhe Bergamo, si dhe në Kalabri dhe Zvicër.

Gjatë bastisjes u sekuestruan 42 kg lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe hashash dhe 40 kg lëndë përziers, si dhe 2 armë zjarri dhe gati 50 mijë euro cash.

Gjithashtu u identifikuan një apartament dhe një magazinë e përdorur si punishte droge si dhe disa apartamente dhe garazhe që përdoren për ruajtjen e ngarkesave të drogës.

Por jo vetëm kaq, nga disa përgjime telefonike dhe mjedisore, rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, së bashku me njeriun në krye të “Grupit Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet nxitjeje dhe shfrytëzimi prostitucioni.

Bëhet fjalë për të paktën njëzet vajza nga Evropa Lindore, të detyruara, me kërcënime dhe dhunë, të prostituohen në apartamentet e menaxhuara nga organizata kriminale, veçanërisht në zonën Via Ripamonti në Milano, dhe të vihen në dispozicion në faqet e takimeve online.

Të dyshuarit akuzohen edhe për grabitje dhe zhvatje ndaj vajzave. Si dhe kërcënime për porno hakmarrëse dhe shpërndarje të materialeve të ndjeshme ndaj një gruaje që donte të largohej nga rrjeti i prostitucionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

08:41 / August 31, 2026

Pas urdhrit të Donald Trump/ Google Maps ndryshon emrin e liqenit Ontario

08:38 / August 31, 2026

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.