Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave

20:14 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbikalimi i shkozetit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave do t’i nënshtrohet punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e tij, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë që do të duhet të përfundojë punimet brenda datës 2 tetor të këtij viti.

Tenderin për këtë segment, që konsiderohet si tejet i rëndësishëm, sidomos gjatë sezonit veror, për shkak të numrit të lartë të automjetete që shkojnë drejt jugut të vendit, u hap në korrik të këtij viti, ndërkohë që kontrata e nënshkruar me kompaninë A.L-ASFALT, kap vlerën e 94.6 mln lekë, me TVSH.

Gjatë shpalljes së tenderit, u bë me dije se ndërhyrja do të kryhet përgjatë një gjatësie prej 4.2 km, teksa gjendja aktuale e rrugës përshkruhej si tejet e amortizuar, duke qenë se shtresat asfaltike janë të dëmtuara. Sipas ARRSH ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm, pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq – Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.

Ndërkohë që, të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor. Rruga kalon nëpër një zonë të dendur urbane dhe i nënshtrohet një trafiku të rënduar ku një pjesë të madhe e zë trafiku i mjeteve të rënda.

Shkozet-Mbikalimi i Plepave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

QSUT vijon furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor

14:08 / November 14, 2026

75 apartamente të reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti

20:18 / November 13, 2026

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.