Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nikolla: Açka delegohet si kreu i grupit të PD-së. Bardhi: Jam unë, s’ka ndryshime. Ndërhyn Garda

12:58 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1694683351 1220
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë seancës plenare në Kuvend, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se Lulzim Basha i ka deleguar deputetes Flutura Açkës kryesimin e grupit Parlamentar të PD-së.

Pasi Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra ai është kreu i grupit nuk ka ndryshuar, por PD-ja zyrtare pretendon krejt të kundërtën.

“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD-së është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla lexoi një tjetër shkresë të PD-së zyrtare, ku pozicioni i kryetarit të grupit të PD-së i delegohej Flutura Açkës. Kaq mjaftoi që të ngrihej nga vendi i tij deputeti Bardhi, ndërkohë që Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

Replikat

Nikolla: Zoti Bardhi ka qenë kryetari i partisë tënde dhe vazhdon të jetë kryetari i partisë zyrtare. Mos bërtit se nuk po flet me kolegët e tu.

(Bardhi flet nga vendi pa mikrofon)

Nikolla: Shkresa ishte për mua jo për të njoftuar Kuvendin. Do ta lexoja që ishte një shkresë që impakton grupin parlamentar të PD. Se jeni ju konfuze kjo nuk mund të krijojë konfuz në parlament. Drejtoria juridike do ta lexojë kur ta ketë marrë. Nuk e kam marrë. Ka mundësi Gaz Bardhi të dëgjoni se nuk mund të dini gjithçka.

Bardhi: Na bën teatër këtu.

Nikolla: Teatër po bëni ju dhe mos e përplas tavolinën se ju nxjerr jashtë Pra është një situatë konfuze brenda jush. Ju kam thënë jeni shumë konfuz.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.