Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një pilot rus tentoi të rrëzojë avionin britanik vitin e kaluar

18:12 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
web3 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të një avioni vëzhgues të Forcës Ajrore Mbretërore në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi vitin e kaluar, raportoi BBC të enjten.

Rusia ia kishte lënë fajin një “keqfunksionimi teknik” për këtë incident.

Transmetuesi britanik tha se, në bazë të komunikimeve të dëgjuara, piloti rus i aeroplanit luftarak rus Su-27 gjuajti në drejtim të avionit të paemëruar britanik në shtator 2022, pasi e kishte marrë një urdhër të paqartë nga një stacion tokësor rus, dhe se bashkëpiloti i tij ishte përpjekur ta ndalte.

Avioni britanik ka sensorë të cilët i përgjojnë komunikimet, prandaj ekuipazhi i tij ka qenë në gjendje ta dëgjojë incidentin.

Në publik, zyrtarët britanikë s’i kanë dhënë rëndësi incidentit. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe asokohe, Ben Wallace, tha para ligjvënësve në tetor se një avion luftarak rus “e lëshoi një raketë në afërsi” të një avioni britanik dhe se i kishte kërkuar shpjegim ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Ai tha se Rusia ishte përgjigjur duke thënë se “ishte një keqfunksionim teknik i avionit luftarak Su-27”.

“Ne nuk mendojmë se ky incident përbën përshkallëzim të qëllimshëm nga ana ruse, dhe analizat tona erdhën në përfundim se ishte për shkak të një keqfunksionimi”, tha Wallace.

I pyetur për raportin e se enjtes, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se Wallace e “kishte informuar Parlamentin britanik tri javë pas incidentit, në interes të transparencës dhe sigurisë”.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë ta mbrojmë sigurinë e operacioneve tona, të shmangim përshkallëzime të panevojshme dhe ta njoftojmë publikun dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Ministria. “Ky incident është një paralajmërim i vërtetë i pasojave të mundshme të pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini”.

Max Blain,zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, tha se kryeministri është i bindur se Wallace nuk i kishte keqinformuar ligjvënësit me deklaratën e tij, duke shtuar se “natyrisht, ka kufizime në të dhënat operacionale të cilat mund të thuhet publikisht për arsyeje sigurie”./ Rel

avionin britanik pilot rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çanta luksoze, parfume dhe syze firmato, si po shiten produktet e vjedhura gjatë protestave në Francë në platforma online

20:20 / October 19, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.