Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, është paditur për tre akuza federale të lidhura me mbajtjen e një armë zjarri, sipas një dosjeje gjyqësore.
Padia vjen pasi përpjekjet për të arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan. Kjo është akuza e parë ndaj fëmijës së një presidenti në detyrë.
Të tre akuzat kanë të bëjnë me Biden që dyshohet se gënjeu në formularët kur po blinte armë zjarri, ndërsa ishte përdorues droge.
