Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarata shokuese e gazetarit Hoxha: Meta-Berisha tentuan të përdorin Belerin për t’i vënë zjarrin Shqipërisë

21:20 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ber bel ili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar se Sali Berisha dhe Ilir Meta tentuan të përdornin Belerin për t’i vënë flakën Shqipërisë.

Sipas tij, ky ishte minimi i demokracisë dhe në një situatë të tillë vajti çështja deri aty sa të reagojnë BE-ja dhe DASH-i. Sipas gazetarit nga gjithë kjo situatë nuk dëmtohet qeveria, apo kryeministri Edi Rama, por Shqipëria, e cila rrezikon që t’i vendoset veto nga Greqia, si dhe të shtyhet proçesi i anëtarësimit në BE për shkak të çështjes së Belerit.

“Një fije shkrepëse, që na ka ndezur një zjarr shumë të madh është vendosja e Belerit si kandidat për Bashkinë e Himarës. Më mirë të kishin vendosur një grek 100%, që të ishin lindur disa breza në Himarë. Vetëm të ishte i pastër, nga këto gjërat nacionale, e sidomos ajo ngjarja e Peshkëpisë. Vetë Berisha ka prishur marrëdhëniet me SHBA-të që pas ngjarjes së Peshkëpisë, ku u arrestuan disa zyrtarë te OMONIA-s së asaj kohe. Kjo ka qenë pikërisht për grupin e zotit Beleri që sulmuan postën dhe tentuan të sulmojnë dhe një postë tjetër me vonë. Por u kapën. Pse vendos shkrepëse Berisha? Pse ndez zjarr në një vend aq delikat ku dihet edhe propaganda greke për Himarën, Vorio-Epirin etj? Ka Beleri ndonjë popullaritet të madh? Jo. Po të mos ishte arrestuar nuk do kishte fituar më 14 maj. Berisha dhe Meta të kishin vendosur një njeri që ka popullaritet nga koalicioni i tyre. Por e vendosën Belerin që të ndezë zjarr. Ky është minimi i demokracisë dhe kur bëhet zjarri i madh kalon situata edhe më tej, sa detyrohet të flasë edhe DASH-i, apo BE-ja. Nuk dëmtohet Rama, dëmtohet Shqipëria”, tha Hoxha.

deklarata polici hoxha shokuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.