Në emisionin “Drejt” avokati Saimir Visha u shpreh se i ka kërkon falje për fjalët që i tha Jashar Majës në Euronews Albania.
Visha: Nëse e kam fyer i kërkoj ndjesë. Unë jam avokat që kam pasur shumë viktima gra, që i kemi pasur edhe falas dhe nuk mund t’i nënvlerësoj viktimat. I pandehuri dhe viktima kanë të drejtë të dy për tu mbrojtur me avokat. Janë palë të barabarta në proçes.
Në rastin konkret kemi viktima për një ngjarje publike, por në krimet kundër personit, kjo ngjarje ka filluar 20 ditë pasi ka ndodhur fakti dhe krimi nuk zgjidhet pas 20 ditësh sepse mjeku nuk jep dot ekspertizën sepse ikin gjurmët. Deri në këto momente nuk ka akuzë.