Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akuza e fortë nga Sali Berisha: Gledis Nano u shkarkua për Amant Josifin

13:32 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Sali Berisha është ndalur në arrestimin e Amant Josifit. Berisha tha se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura. Poa shtu ish-kryeministri tha se Helidon Bendo iku me urgjencë nga SHISH, dhe ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar.

“Skema piramidale e Olsi Ramës dhe Amant Josifit shkon në një vjedhje prej 2.4 miliardë euro. Kjo skemë piramidale, në të cilën thuhet se janë vjedhur mbi 200 mijë qytetarë europianë në Spanjë, Gjermani dhe Itali, është realizuar nga i quajturi grup Milton, i cili kishte 15 qendra call-center në Ukrainë, Gjeorgji dhe në Shqipëri.

Nga 15 qendra që kishte piramida Milton, 6 apo 40 përqind i kishte në Shqipëri. Shërbimet partnere prej kohësh u përpoqën që në Shqipëri të bëjnë hetime, kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse grupi Milton në Shqipëri ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës, për rrjedhojë të Edi Ramës. Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura. Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar. Grupi i gazetarëve investigativë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është marrë gjerësisht me hetimin e këtij problemi. Grupi i gazetarëve vendosi të shtrinte investigimin edhe në Shqipëri. Aty thonë se gjetën heshtjen e pazakontë nga policia shqiptare dhe SPAK.

Këta gazetarë trima dhe guximtarë, më 15 dhjetor 2022, publikuan në internet shkrimin: Kërkohet ish-zyrtari shqiptar në lidhje me mashtrimin në call-center. Ata shkruajnë se u gjetën të shokuar nga mungesa e kooperimit të autoriteteve shqiptare, të cilat rrinin të heshtura. Artikulli lë të kuptohet se Amant Josifi gëzonte mbrojtje nga lart”, tha ai

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.