Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Viti i Ri Hebre/ Urimi i Ramës: Historia mes dy popujve tanë, dëshmi uniteti e respekti të ndërsjellë

17:23 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0811dc37 65f0 4408 818f dd41c2eb3163 1130x635 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre në mbarë botën për Vitin e Ri Hebre.

Në mesazhin e urimit, kreu i qeverisë ka kujtuar lidhjen e veçantë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij hebre, ndërsa shkruan se është i privilegjuar që ka kontribuuar gjatë këtyre viteve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Teksa dielli ka perënduar dhe ka nisur Viti i Ri Hebre, i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën. Rosh Hashanah është kohë reflektimi, ripërtëritje dhe shprese, e teka jemi në pragun e një viti të ri, le të vlerësojmë lidhjen e rrënjosur thellë mes popullit hebre dhe shqiptar.

Historia jonë e përbashkët është dëshmi e unitetit dhe respektit të ndërsjelltë. Gjatë kohërave më të errëta, Shqipëria ka qenë fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre. Angazhimi i kombit tonë për të mbrojtur jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit është një kujtesë prekëse e vlerave tona të përbashkëta dhe fuqisë së lidhjes tonë.

Vitet e fundit kam pasur privilegjin të kontribuoj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme, nga tregtia e deri te kultura ka pasuruar dy kombet tona dhe ka hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur. Jam krenar për hapat që kemi bërë së bashku dhe jam i përkushtuar për të thelluar më tej partneritetin.

Teksa mblidhemi me njerëzit e dashur për të festuar Rosh Hashanah, qofshi të bekuar për një vit të mbarë. Le të vazhdojmë të forcojmë lidhjen e veçantë midis dy popujve tanë dhe të punojmë për një botë në paqe, prosperitet dhe mirëkuptim”, shkruan Rama.

Rama Viti i Ri Hebre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.