Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden do të takohet me Zelenskyn dhe liderë të tjerë botërorë javën e ardhshme

22:08 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet me liderë të ndryshëm botërorë, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, atë të Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Biden do të bisedojë për një varg çështjes me liderët, përfshirë për luftën në Ukrainë, sigurinë dhe ndryshimin klimatik, tha Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, para takimit të liderëve botërorë javën e ardhshme në Kombet e Bashkuara.

“Ky do të jetë takimi i tretë i tyre këtu në Shtëpinë e Bardhë dhe vjen në një kohë kritike. Presidenti Biden mezi pret ta dëgjojë perspektivën e president Zelenskyt për të gjitha këto dhe ta përsërisë përkushtimin e tij për të vazhduar ta udhëheqë përkrahjen botërore për Ukrainën, e cila po e mbron pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e vet territorial”, tha Sullivan.

Zelensky pritet të takohet të enjten e ardhshme edhe me anëtarët e Kongresit amerikan, gjatë vizitës e cila do të jetë konfirmim i përkrahjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Lideri ukrainas do të jetë i pari që i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork gjatë vizitës në SHBA. Hollësi shtesë rreth vizitës së tij do të bëhen të ditura në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë.

Zelensky po kërkon më shumë përkrahje për luftën e vazhdueshme me Rusinë dhe Biden dhe demokratët po bëjnë trysni për t’ia dhënë Ukrainës më shumë se 20 miliardë dollarë për ndihma shtesë ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

Ukraina përkrahet nga të dy partitë në Senatin amerikan, por së fundmi janë rritur kritikat për ndihma në Dhomën e Përfaqësuesve, ku opozita republikane e ka një shumicë të ngushtë.

Zelensky e vizitoi Uashingtonin për herë të fundit në dhjetor 2022. Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës më shumë ndihma se çdo shtet tjetër, më shumë se 70 miliardë dollarë, sipas Institutit Kiel për llogaritje të Ekonomisë Botërore.

biden lidera zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.