Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

1.8 trilion dollarë për të vrarë njëri-tjetrin, bota ka nisur garën e armatimit

15:56 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armatosje1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca japin së bashku më shumë para për armatimin, se të gjitha vendet e tjera në botë, ne total 60% sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Paqes në Stokholm. Në vitin që lamë pas u shpenzuan 1.8 trilionë dollarë për armatime super të shtrenjta.

“Nga llogaritjet për mbrojtjen u shpenzuan 2,6% më shumë se në 2017, thotë instituti në fjalë.

Në vend të parë renditen Shetet e Bashkuara të Amerikes , e cila shpenzoi plot $649 miliardë dollarë ose sa totali i 8 vendeve të marrë së bashku.

Drejtuesi i projektit, Nan Tian i tha “Deutsche Ëelle”-s se Shtetet e Bashkuara po vënë në jetë një program të zgjeruar modernizimi të ushtrisë, në kuadër të të cilit 1.8 miliardë dollarësh do të jepen gjatë 20 viteve të ardhshme, si për armët konvencionale, ashtu edhe ato nukleare.

Në vend të dytë është Kina me 250 miliardë dollarë shpenzime për armatim duke e rritur buxhetin për mbrotjen në 5%.

Në raportin e sivjetshëm, Rusia ka zbritur për herë të parë në vendin e 6, duke u rreshtuar pas Francës që vjen e pesta.

Sipas Tian, kjo megjithatë nuk do të thotë patjetër se Rusia ka dhënë më pak për shpenzimet ushtarake, por për shkak se shifrat e institutit janë të llogaritura në dollarë.

Konflikti Rusi-Ukrainë po ashtu e shton situatën e tensionuar dhe bën të rriten shpenzimet ushtarake.

Ukraina ka dhënë vitin e kaluar afro 4.8 miliardë dollarë për armatimin, një rritje me 21%.

Por, edhe vende si Bullgaria, Letonia, Lituania, Rumania dhe Polonia i kanë rritur shpenzimet ushtarake për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Rusia.

Në Bashkimin Europian, më shumë ka shpenzuar Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

armatim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.