Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deklasifikimi i dokumenteve të CIA-s: A u arratis Hitleri në Argjentinë?

15:57 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hitler cia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Qëndrore e Inteligjencës në SHBA, CIA, ka deklasifikuar dokumentet e saja, e ndër to janë edhe dokumentet e hetimit të vdekjes së ish liderit nazist, Adolf Hitler.

Në këto dokumente të de klasifikuara, e tashmë që nuk janë sekrete të CIA, flitet mbi mundësinë e arratisjes së Adolf Hitlerit në Amerikën Jugore dhe ka jetuar atje të paktën deri në vitin 1955.

Dokument, i cili është shfaqur në uebsajtin e CIA hijezon ish-ushtarin e divizionit famëkeq, SS, i cili i tha spiunëve të Amerikës së ai rregullisht është takuar me Hitlerin në Kolumbi.

“CITROEN [emërimi i spiunit së CIA’s] ka takuar një ish-ushtar nazist, i cili pretendon se e ka takuar Hitlerin të paktën një herë në muaj në Kolumbi, gjatë udhëtimit të tij në Amerikën Jugore”, shkruhet në dokument.

Në këtë dokument shkruhet se CI MELODY-3 [emërim për një informatorë të CIA’s] e ka bërë një fotografi me Hitlerin, por nuk është vërtetuar se a me të vërtetë kjo fotografi e tregon Hitlerin në Amerikën Jugore, ose a ka mundësi që kjo fotografi të jetë bërë para se Gjermania ta humb luftën.

Ky dokument tre faqesh pretendon se Hitleri, mund të ketë punuar si një punëtorë i një kompanie të anijeve, e më pas me gjasë ka ikur për në Argjentinë.

Në faqen e dytë të dokumentit thuhet se Philip Citroen [emërim për një informatorë tjetër të CIA’s] ka qëndruar me një person që pretendonte se është Hitleri, gjatë mesit të viteve 1950.

“Shoku nazist i CIMELODY-3, ka thënë se gjatë një gostie në vitin 1955, ai tregon me vetëbesim se ka qëndruar me Hitlerin, i cili ka qenë shëndosh e mirë” shkruhet në dokument.

Madje këto dokumente mund të vërtetohen nga fakti se në analizat e kafkës së Hitlerit, e cila gjendet në Moskë, të cilat janë bërë gjatë viteve të ’70-ta, shkruhet se ajo kafkë nuk është ajo e Hitlerit.

Kafka e Hitlerit është thënë se ruhet në Muzeun e Moskës, por që pas kësaj analize, kurrë nuk është lejuar që të bëhen analiza tjera, e ky mohim i ka rritur edhe më shumë dyshimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

22:40 / July 10, 2026

Kosovë/ Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

22:02 / July 10, 2026

Votimi i Qeverisë dhe Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:16 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.