Një vepër provokative me skena të guximshme. Kështu mund të përshkruhet vepra “Engjëjt e Amerikës” e autorit Tony Kushner, e sjellë shqip nga Arben Kumbaro.
Duke dashur të japë mesazhin e tij për më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe paqe, regjisori sjell në “ArTurbina”, një shfaqje që flet për fenë, bindjet politike dhe homoseksualitetin.
Në një vend me paragjykime të shumta rreth homoseksualizmit duket se një nga skenat më të diskutuara është puthja mes Laert Vasilit dhe Donald Shehut.
Artistët e tjerë që luajnë në këtë veprër janë: Genti Deçka, Indrit Çobani, Luli Bitri, Luiza Xhuvani, Ina Gjonçi, Helidon Fino dhe Vasjan Lami.