Në emisionin “Drejt” Majlinda Nesturi, Demografe u shpreh se INSTAT ka kryer një punë shumë të rëndësishme për 4 vite dhe materialin bazë për Censin.
Nesturi: INSTAT ka kryer një punë shumë të rëndësishme për 4 vite dhe materialin bazë që e shoqërojnë këtë proces e kanë bërë shumë të saktë për stafin që do të jetë në terren. Stafi është mirë-trajnuar paraprakisht nga INSTAT.
Censi është shumë i rëndësishëm dhe është një mjet shumë thelbësor si për qeverinë, ashtu edhe për biznesin e organizatat e tjera, pasi bëhen plane veprime në bazë të tij. Censi shkon në zonë shumë të detajuar, deri në 1 km katrorë.