Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Rashica do të kapë majat”, flet Lala: Ja ku ndryshon Shqipëria nga Kosova

17:19 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rashica lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Altin Lala, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, tashmë menaxher lojtarësh, ishte këtë fundjavë në Kosovë dhe pa nga afër në stadium, ndeshjen mes Prishtinës dhe Drenicës, e cila përfundoi në fitoren e vendasve 2-1. 

43-vjeçari nga sa bëhet me dije në mediat kosovare, ka shkuar në Prishtinë për të kërkuar disa talente të reja. Menaxheri i Rashicës  në një intervistë për “Super-Sport” të Kosovës ka prekur disa tematika.

Diferenca Kosovë-Shqipëri? “Të dyja vendet janë aty-aty si nivel. Mendoj se Kosova ka më shumë talente në zhvillim e sipër. Te Shqipëria ka lojtarë në moshë disi më të madhe dhe kanë më shumë eksperiencë. Kosova ka më shumë premisa për të ardhmen, por unë do doja një Kombëtare”.

Lojtarët që po vëzhgon? “Po, janë disa lojtarë në Kosovë, që po i mbikqyr, ende nuk mund të zbuloj emra. Dëshira dhe qëllimi është të evidetojmë sa më shumë lojtarë shqiptarë, që të luajnë në Bundesligë. Shpeshherë i ndjek nëpërmjet televizorit ndeshjet e kampionatit të Kosovës dhe të Shqipërisë”

Rashica? “Ai është duke bërë jashtëzakonisht mirë që nga janari. Është në rrugën e duhur dhe për mendimin tim në përqindje të madhe do të bëhet më i mirë. Ai po kënaq tifozët e Verderit, por edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani, Kosovë e Shqipëri. Janë të gjithë krenar për të”.

Lëvizje në verë? “Nuk mund ta them 100%, futbolli është i paparashikueshëm, por edhe në Bremen ndihet shumë mirë. Do të ishte mirë që të luante aty edhe një sezon. Klubet shohin shumë potencial tek aidhe shpresojmë që një ditë të arrijë majat”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Formacionet zyrtare/ Franca me “artilerinë e rëndë” në sulm, Maroku pa yllin e ekipit nga minuta e parë!

21:18 / July 9, 2026

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

20:18 / July 9, 2026

Botërori 2026/ Akuzat e Egjiptit për favorizim të Argjentinës, Collina: Askush s’ndërhyn te arbitrat, as Infantino

16:21 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.