Juliana Nura, Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova” do të jetë pjesëmarrëse në spektaklin “Dancing With the Stars”. Mentor i saj do të jetë balerini profesionist Dion, i cili do ta ndihmojë në këtë rrugëtim të ri.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë: politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, modelja Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, dhe regjisorja Arnita Beqiraj.
