Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Spiropali pret ambasadorin Soreca: Për Shqipërinë, BE nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje

17:53 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FB IMG 1695138792893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Duke e cilësuar Sorecën, një mik të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali theksoi se për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje.

Statusi i plotë:

🇦🇱🇪🇺| “Kënaqësi që prita sot Ambasadorin Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, mik i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. 🤝

✅ Për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje.

Mbështetja e familjes së madhe Europiane, duke nisur nga forcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, e duke vijuar me mbështetjen e jashtëzakonshme për demokratimizim e institucioneve, shtetin ligjor & të drejtat e njeriut janë vetëm një pjesë e kontributit madhor që partnerët tanë kanë dhënë në kaq vite #mision.

🔛🔝Të rinjtë gjishashtu janë në themel të politikave të BE-së dhe ndihma për ta tanë nuk ka munguar, jo vetëm me fonde të caktuara por edhe duke i bërë pjesë të nismave me impakt social, politik dhe jo vetëm.Programi ‘EU4Schools”, për rindërtimin e 60 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, si dhe mbështetja financiare për Shqipërinë për të trajtuar pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 meritojnë falënderim të posaçëm.🙏🏻

👐🏻 Në vijim i shpreha mirënjohje Ambasadorit Soreca për mbështetjen e tij të palëkundur dhe theksova se për Shqipërinë integrimi në BE është thelbësor, një agjendë me kah të pandryshueshëm.”- shkruan Spiropali.

Kujtojmë se më 19 korrik 2022 në Bruksel, u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, një moment historik i rrugëtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe një hap më afër në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për të qënë pjesë e familjes evropiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.