Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Trajtimet që reduktojnë shenjat dhe njollat e akneve në fytyrë

20:00 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trajtimi i Akneve 02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1.Trajtimi me aloe vera. Hiqni shtresat e jashtme të gjethes për të nxjerrë xhelin e aloe verës. Më pas, aplikojeni në shenjat tuaja. Masazhojeni xhelin në lëkurë me lëvizje të buta rrethore dhe lëreni për gjysmë ore. Bëjeni këtë dy herë në ditë. Aloe Vera gjithmonë është njohur për efektivitetin e saj në zhdukjen e shenjave për shkak të vetive antiinfliamatore dhe antibakteriale.

2.Trajtimi me vaj ulliri. Aplikoni vaj ulliri esktra të virgjër në zonën e prekur dhe masazhojeni me lëvizje rrethore. Lëreni për 30 minuta ose gjithë natën nëse dëshironi. Mos e lani me ujë; thjesht pastrojeni me një copë të pastër. Bëjeni sa më shpesh të jetë e mundur këtë trajtim për të marrë rezultatet e dëshiruara. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E dhe e mban lëkurën të butë dhe të hidratuar.

3.Trajtimi me mjaltë. Zhdukni shenjat në fytyrë duke aplikuar mjaltë në to dhe duke e lënë gjithë natën. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë në mëngjes. Bëjeni këtë çdo natë para se të shkoni të flini. Ju mund t’i shtoni sheqer të kristalizuar mjaltit dhe t’i bëni peeling zonës me shenja për disa minuta. Lajeni më pas me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem hidratant. Bëjeni këtë dy herë në javë. Mjalti ju ndihmon të luftoni me efektivitet shenjat e sikletshme sepse largon qelizat e vdekura dhe stimulon rritjen e indeve të reja.

 4.Trajtimi me uthull molle. Një tjetër medikament efektiv është uthulla e mollës. Zhysni një copë pambuku në uthull dhe aplikojeni tek shenjat. Lëreni për të paktën 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. Më pas mund të aplikoni krem hidratant, por mos harroni të aplikoni çdo ditë uthull molle për të paktën dy javë.

akne njolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse na bien më shumë flokët në vjeshtë?

15:39 / October 18, 2026

Kufijtë nuk janë traumë, pse fëmijët kanë nevojë për rregulla të qarta

23:03 / October 16, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.