Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Partitë e reja s’kanë ideologji!” Prifti debat me Topollajn: Je parti kot

20:12 / September 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
785 0 5e2451c13d740
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogu Rezart Prifti dhe kryetari i partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj kanë debatuar në lidhje me krijimin e partive të reja.

Sipas pedagogut Prifti, partitë e reja nuk kanë as lider dhe as ideologji. Ai u shpreh se partitë e reja nuk duan të kenë lider sepse nuk kanë guximin të garojnë për të kryesuar partinë.

Nga ana tjetër Topollaj tha se nuk ka asnjë parti të re pa ideologji dhe cilësoi si partinë me ideologjike partinë “Lëvizja Bashkë”, të drejtuar nga Arlind Qori.

Pjesë nga debati në studio

Fabian Topollaj: Ne kemi pasur parti të vogla të cilat kanë pasur lider njerëz që vijnë nga parti të mëdha e përsëri nuk kanë pasur sukses. Unë mendoj se nëse kanë një problem partitë e reja është se duan të ngrihen sipas modelit të vjetër. Ne forcën aty e kemi që nuk kemi lider, ne aty godasim, se ata kanë lider e çdo gjë rrotullohet rreth liderit, nëse bëhemi edhe ne si ata ç’e duam këtë qasje që të kemi sukses? Ja i kemi liderët e fortë që frymëzojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën e ja ku jemi.

Rezart Prifti: Partitë e vogla në disavantazh me partitë e mëdha nuk kanë financat por kanë peshën e inercisë që kanë partitë e mëdhaja. Unë kam pasur të njëjtin problem kur provova Alternativën. Më thoshin të mos zgjedhim kryetar. Nuk na duhet kryetar se goditet kryetari. Pasi unë u konsultova me Alternativën tentova të bashkoja të majtë e të djathtë të gjeneratës së re. Diskutimi mes tyre ishte të mos ketë kryetar, për dy arsye diskutimi i tyre është i tillë, të mos kenë kryetar pasi të thithë këta “nuk kanë mendere” të ndeshen për kryetar, pasi i kanë marrë gjërat gjithmonë pa meritë, pa luftuar dhe pa punuar. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar. Lideri në një organizatë, në çdo manual që të hapësh, qoftë edhe të Marksit, apo të Gorkit, duhet lideri. Edhe delet e kanë një bari. E dyta partitë e reja nuk kanë ideologji, janë edhe mashkull edhe femër, janë edhe dele edhe ujk.

Fabian Topollaj: Partia e Arlind Qorit është partia më ideologjike në Shqipëri. Të  themi të vërtetën të mos flasim në ajër. Nisma Thurje është qartazi e majtë. Më thuaj një parti të re pa ideologji.

Rezart Prifti: E dija që do mi përmendje,  por i njoh më mirë se ty unë këto parti. Nuk kanë ideologji politike, Nisma Thurje nuk ka ideologji, është parti hemofradite, partia që ke ti zotrote nuk është parti fare. Mos më trego mua parti e djathtë, ti je parti kot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Kryeministri Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut, zbulohet emri

13:41 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.