Një partner kontrollues mund të ketë ndikim të fortë në shëndetin tuaj mendor.
Të bëjnë të dyshosh për vetëbesimin tënd
Nuk ka rëndësi sa i zoti je ose çfarë potenciali ke, partneri kontrollues s’do ta vlerësonte kurrë kapacitetin tënd. Madje do të bënte gjithçka që ta bindte të besonte se çdo gjë do të ishte e kotë.
Fshin mendimet, ndjenjat dhe perspektivat e një personi
Në këtë rast, agresori përpiqet të kontrollojë mendjen e “presë” së tij. Ka metoda dhe strategji përmes së cilave mund të mbajë kontrollin.
Të Izolon nga familjarët dhe miqtë
Kur këta gjuetarë kapin prenë e tyre, i përjashtojnë mundësinë e socializmit. Dhe kur nuk kanë me kë shoqërohen, viktimat bëhen vulnerabël. Kjo e bën më të thjeshtë atë që abuzon të fitojë mendjen e viktimës.
Përcaktojnë atë që je
Pasi dhunuesit kanë marrë nën kontroll jetën e partnerit të tyre, e vendosin ata se cilat janë vetitë e partnerit. I mbajnë larg aftësive të tyre të vërteta dhe i bëjnë të besojnë në një sens fals të përgjegjësive të tyre.